Ndërlidhjet

Rusia kundërshton rezulutën e OKB-së për sulmin e dyshuar kimik në Siri


Një fëmijë sirian duke marrë trajtim mjekësor pas sulmit të dyshuar kimik në Khan Sheikhoun
Një fëmijë sirian duke marrë trajtim mjekësor pas sulmit të dyshuar kimik në Khan Sheikhoun

Ministrija e Jashtme e Rusisë ka kundërshton draft-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që dënon sulmin e dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, ku u vranë dhjetëra persona.

Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova ka thënë se rezoluta, e cila është hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca është “kategorikisht e papranueshme” dhe se pa dyshim është hartuar me nxitim.

Këshilli i Sigurimit është paraparë që të mbajë një mbledhje urgjente, për të diskutuar sulmin e dyshuar kimik.

“Draft-rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është anti-siriane dhe mund të çojë në përshkallëzim të situatës në Siri dhe në rajon”, ka thënë Zakharova.

Nga sulmi i dyshuar kimik në qytetin Khan Sheikhoun që kontrollohet nga rebelët, kanë vdekur të paktën 72 persona.

 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG