Ndërlidhjet

Trump dhe Merkel biseduan për Ukrainën, Afganistanin...


Donald Trump & Angela Merkel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedoi në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për çështje të "interesave të përbashkët", përfshirë konfliktin në lindje të Ukrainës dhe atë në Afganistan, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Dy udhëheqësit "u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në këto dhe çështje të tjera" dhe u pajtuan që të mbeten në kontakt të afërt, tha Shtëpia e Bardhë.

Trump dhe Merkel janë takuar për herë të parë më 17 mars, në Uashington.

Në atë takim, Merkel ka thënë se do të vazhdojë pjesëmarrjen ushtarake të Gjermanisë në misionin e NATO-s në Afganistan.

Megjithatë, në shumë çështje të tjera, përfshirë krizën me refugjatë dhe tregtinë, Merkel ka qenë në mosmarrëveshje me Trumpin.

XS
SM
MD
LG