Ndërlidhjet

Sulmi në Shën Petersburg: Hetuesit bastisin një apartament


Shën Petersburg, 3 prill 2017.

Hetuesit rusë thanë se autoritetet kanë bastisur një apartament në Shën Petersburg, në të cilin kanë jetuar disa shtetas të Azisë Qendrore që kanë qenë në kontakt me sulmuesin e dyshuar të metrosë, Akbarjon Jalilov.

Komiteti Federal i Hetimeve tha se janë gjetur "gjëra të rëndësishme për hetimet", por nuk dha më shumë detaje.

Agjencitë e lajmeve Interfax dhe Fontanka cituan burime të paidentifikuara të kenë thënë se autoritetet kanë arrestuar disa bashkëpunëtorë të mundshëm në sulmin e 3 prillit.

Konfirmime zyrtare, megjithatë, nuk ka ende.

Hetuesit thonë se Jalilov, 22 vjeç, shtetas rus i lindur në Kirgizi, ka shpërthyer bombën në metronë e Shën Petersburgut, duke vrarë 14 njerëz dhe plagosur afro 50 të tjerë.

XS
SM
MD
LG