Ndërlidhjet

Shqipëri: Ishulli ushtarak hapet për turizëm


Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli

Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë është pajtuar për ta hapur ishullin Sazan, që është bazë ushtarake, për turistët gjatë verës.

Ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli, dje e ka nënshkruar një marrëveshje me ministren e ekonomisë, Milva Ekonomi, për lejimin e vizitave prej majit e deri në muajin tetor, raporton AP.

Zonja Ekonomi këtë marrëveshje e ka përshkruar si “ngjarje të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë”, pasi shumë operatorë të turizmit kanë insistuar se vizita e këtij ishulli do të jetë atraksion i popullarizuar.

Ky ishull, dikur i fortifikuar dhe i izoluar, ka bunkerë dhe tunelë të paraparë për t’i rezistuar sulmit eventual atomik.

Ai vazhdon të mbetet misterioz për shumë shqiptarë, pasi në këtë ishull dikur kanë jetuar më se 3 mijë pjesëtarë të ushtrisë. Sot, ky ishull zyrtarisht mbetet bazë ushtarake, ku gjenden vetëm disa ushtarë.

“Pa dyshim, ishulli Sazan është atraksion turistik për shkak të pozitës së tij”, tha ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli.

XS
SM
MD
LG