Ndërlidhjet

Dy demokratë propozojnë legjislacion për mosndryshim të politikës ndaj Rusisë


Eliot Engel (majtas) dhe Eric Swalwell mbrëmë para gazetarëve duke e paraqitur propozimin e ri për mosndryshim të politikës ndaj Rusisë

Dy ligjvënës demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një masë të re për ta ndalur presidentin amerikan, Donald Trump, që të mos e ndryshoj politikën ekzistuese të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, derisa të kompletohet një hetim i agjencisë FBI.

Kjo masë e propozuar mbrëmë nga anëtarët e Dhomës Përfaqësuese, Eric Swalwell dhe Eliot Engel, është e ngjashme me një legjislacion të propozuar nga një grup i republikanëve dhe demokratëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Propozimi në Dhomën Përfaqësuese, sikur ai në Senat, kërkon që administrata Trump “të mos i ndryshoj sanksionet, marrëveshjet, ndihmën ushtarake ose raportet diplomatike, nga të cilat mund të përfitoj presidenti rus, Vladimir Putin, ose qeveria e tij”.

Çfarëdo ndryshimesh, theksohet në këtë propozimlegjislacion, mund të bëhen pasi agjencia FBI ta përfundoj hetimin e vet për lidhjet e mundshme ndërmjet zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të Trumpit.

Duke pasur parasysh se në të dy dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, republikanët e kanë shumicën, duket se ka pak gjasë që këto legjislacione të miratohen.

XS
SM
MD
LG