Ndërlidhjet

Mustafa: Ratifikimi i demarkacionit shkon në kuvend këtë muaj


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se brenda këtij muaji qeveria do ta procedoj për ratifikim në Kuvend Projektligjin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Këto komente, Mustafa i bëri gjatë një vizite bizneseve lokale, në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

“Kufi tjetër nuk kemi, ai është kufiri andaj do ta ratifikojmë”, ka thënë Mustafa.“Nëse jo tash, do ta ratifikojmë më vonë”, tha ai.

Sipas Mustafës, opozita ka qëllimet e veta politike që të kritikoj dhe kërkoj zgjedhje të parakohshme. “Unë e respektoj opozitën, por më shumë e respektoj nevojën që ne të hapim punë, të krijojmë perspektivë dhe vende të reja pune”, ka thënë Mustafa.

Komisioni Evropian i ka vënë Kosovës kusht për liberalizimin e vizave ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG