Ndërlidhjet

Moskë: Tubim solidarizues për viktimat e shpërthimit në metro


Moskë, 6 prill

Mijëra njerëz kanë dalë sot në sheshin kryesor të Moskës, për të treguar solidaritetin me viktimat e sulmit shpërthimit vdekjeprurës në metronë e Shën Petersburgut.

Marshi i sotëm, është njëri prej dhjetërave tubime, që autoritetet ruse kanë autorizuar që të organizohen në mbarë Rusinë, në ditët në vijim.

Autoritetet kanë identifikuar sulmuesin si person me prejardhje uzbeke, i lindur në Kirgizi. I dyshuari kryesor i shpërthimit të 3 prillit ku u vranë 14 persona, kishte pasaport ruse.

Qindra policë kanë formuar kordon në sheshin Manezh ku është mbajtur tubimi.

XS
SM
MD
LG