Ndërlidhjet

Ka vdekur një grua që ishte plagosur në sulmin në Londër


Ura Westminister, Londër

Një grua e cila u lëndua më 22 mars, në sulmin në urën Westminister, ka vdekur, ka njoftuar sot policia britanike, duke e çuar numrin e viktimave nga sulmi terrorist në 6, përfshirë edhe sulmuesin.

Policia thonë se besojnë që gruaja, e cila ka vdekur të enjten, është Andreea Cristea, me kombësi rumune. Ajo ishte duke vizituar Londrën në kohën e sulmit.

Autoritetet britanike kanë treguar se viktima kishte rënë në lumin Thames, nga ura e Westminister, pasi sulmuesi, Khalid Masood, goditi me veturën e tij, turmën e njerëzve që ishin në urë. Më pas ai theri për vdekjen me thikë një polic pranë parlamentit britanik.

Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga autoritetet e sigurisë.

XS
SM
MD
LG