Ndërlidhjet

Serbi: Nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak – dy pilotë të vrarë


Pamje e aeroplanit ushtarak të Serbisë Super Galeb G-4
Pamje e aeroplanit ushtarak të Serbisë Super Galeb G-4

Dy pilotë të Serbisë kanë humbur jetën sot nga përplasja e aeroplanit të tyre afër Beogradit, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Serbisë.

Shkaku i përplasjes së këtij aeroplani ushtarak, që ndodhi afro 50 kilometra në jugperëndimit të kryeqytetitit Beograd, nuk është i njohur dhe zyrtarët tashmë i kanë filluar hetimet, raporton agjnecia AFP.

Aeroplani i tipit Super Galeb G-4, shfrytëzohej për fluturime ushtarake dhe për misione stërvitore.

Prej vitit 2006, ky është aeroplani i gjashtë ushtarak në Serbi që rrëzohet, me ç’rast janë vrarë 6 vetë, përfshirë pesë pilotë.

Në vitin 2015, katër anëtarë të ekuipazhit, dy punëtorë shëndetësorë dhe një fëmijë, u vranë kur një helikopter ushtarak i Serbisë u rrëzua afër Beogradit. Ky helikopter po e barte një fëmijë 5 vjeçar për trajtim urgjent mjekësor.

Ky ishte incidenti më vdekjeprurës i këtij lloji në Serbi në gati 20 vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG