Ndërlidhjet

Trump: “Progres i jashtëzakonshëm” në raportet me Kinën


Donald Trump (majtas) dhe Xi Jinping gjatë takimit të mbrëmshëm në një pushimore në Floridë
Donald Trump (majtas) dhe Xi Jinping gjatë takimit të mbrëmshëm në një pushimore në Floridë

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ai ka bërë “progres të jashtëzakonshëm” në raportet me Kinën, pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Në të kaluarën, Trump e kishte kritikuar ashpër Kinën.

Duke mos paraqitur të dhëna specifike, Trump tha mbrëmë se “ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, mendoj se është bërë progres i vërtetë”.

Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë fjalimit të tij ishte i paqartë, por në përgjithësi është shprehur pozitivisht në konferencën e përbashkët për gazetarë, pas takimit në pushimoren, Mar-a-Lago në Floridë.

Presidenti Xi Jinping tha se “për paqen dhe stabilitetin në botë, ne po ashtu, do ta plotësojmë përgjegjësinë historike”.

Komentet e mbrëmshme të zotit Trump ndryshojnë nga fjalët e ashpra të përdorura gjatë fushatës zgjedhore për president amerikan, me ç’rast e kishte akuzuar Kinën për manipulim monetar dhe praktika jokorrekte tregtare.

XS
SM
MD
LG