Ndërlidhjet

Scott: Serbia po afrohet me BE-në e jo me Rusinë


Ambasadori Kyle Scott gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, thotë se e sheh këtë vend ballkanik duke i forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian dhe e ka minimizuar pikëpamjen se Beogradi po i afrohet Rusisë.

“Serbia po i afrohet Rusisë... jo po ndodhë krejtësisht e kundërta, mendoj se Serbia po synon dhe po lëvizë më afër Bashkimit Evropian. Por, Serbia ka paraqitur një pozicion tjetër, që është shumë i qartë se dëshiron të jetë ushtarakisht neutrale dhe ne e respektojmë këtë, por se ajo dëshiron të integrohet në BE, dhe ne shumë e mbështesim këtë proces, po ashtu, pasi mendojmë se është për të mirën e popullit serb, ne mendojmë se është në të mirën e rajonit dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë”, tha ambasadori amerikan, Kyle Scott, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë.

Mëtutje, ai ka thënë se protestat në rritje në Serbi janë shenjë e “demokracisë energjike” dhe një “element shumë i shëndoshë”.

Zoti Scott, i cili e flet gjuhën serbe dhe ruse, në muajin shkurt të vitit të kaluar u bë ambasador në Serbi.

XS
SM
MD
LG