Ndërlidhjet

Serbi: Protestë kundër zgjedhjes së Vuçiqit për president


Pamje nga demonstrata kundër Aleksandar Vuçiqit në Beograd më 4 prill

Mijëra njerëz janë mbledhur sot para ndërtesës së qeverisë së Serbisë për të protestuar kundër zgjedhjes së kryeministrit të fuqishëm, Aleksandar Vuçiq, për president të ri të Serbisë.

Protesta e sotme ishte e gjashta me radhë kundër fitores së Vuçiqit në zgjedhjet e 2 prillit, për të cilat opozita thotë se ishte përshkruar me shumë parregullësi, përfshirë heshtjen e mediave, frikësim të votuesve dhe ryshfet.

Demonstruesit në kryeqytetin Beograd, u janë bashkuar qindra policëve dhe ushtarëve, të cilët mbanin protestë të ndarë për shkak të rrogave të ulëta dhe standardit të varfër për jetë.

Protestuesit konsiderojnë se Aleksandar Vuçiq është një lider autokrat, ndërsa Partia Progresiste Serbe është e korruptuar.

XS
SM
MD
LG