Ndërlidhjet

Sekretari i jashtëm britanik nuk udhëton në Moskë për shkak të Sirisë


Boris Johnson

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, thotë se e ka anuluar vizitën në Moskë, të paraparë për 10 prill, duke i cituar zhvillimet në Siri, ku një sulm i dyshuar me armatim kimik i ka nxitur Shtetet e Bashkuara, që të lansojnë sulme ajrore.

“Zhvillimet në Siri e kanë ndryshuar situatën në mënyrë fundamentale”, tha Johnston në deklaratën e sotme.

“Pritoritet imi tash është t’i vazhdoj kontaktet me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, para takimit të grupit G-7 më 10 - 11 prill, për të ndërtuar mbështejtje të koordinuar ndërkombtare për armëpushim në terren dhe për një proces të intensifikuar politik”, thuhet në deklaratën e zotit Johnson.

“Është për keqardhje mbrojtja e vazhdueshme e Rusisë për regjimin e Assadit, bile edhe pas sulmit me armatim kimik kundër civilëve të pafajshëm”, tha Johnson.

Vendet perëndimore e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për sulmin ajror, me shpërndarje të asaj që duket se ishte gaz nervor helmues në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 vetë.

Shtetet e Bashkuara e sulmuan një bazë ajrore në Siri me dhjetëra raketa speciale që fluturojnë ulët, dje herët në mëngjes, në përgjigje të sulmit kimik.

XS
SM
MD
LG