Ndërlidhjet

Guterres e ka zgjedhur Malalën për lajmëtare të paqes së OKB-së


Malala Yousufzai duke folur në Kombet e Bashkuara në vitin 2015
Malala Yousufzai duke folur në Kombet e Bashkuara në vitin 2015

Malala Yousufzai, fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, së shpejti do të bëhet Lajmëtare e Paqes, tha mbrëmë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai tha se kjo ceremoni e dhënies së nderimit më të lartë të Kombeve të Bashkara në përmasa globale, do të bëhet më 10 prill.

Malala u bë e njohur në përmasa ndërkombëtare pasi ishte qëlluar me armë në kokë në autobusin e saj shkollor në Pakistan, në vitin 2012, nga një person i armatosur taliban, për shkak se ajo kishte bërë fushatë për arsimin e vajzave.

Malala, e lënduar rëndë, mbijetoi pas trajtimit mjekësor në Britani, ku ajo tash jeton dhe shkollohet.

Deri tash, ajo ka udhëtuar nëpër botë, duke e promovuar arsimin e vajzave si mundësi kundër dhunës së paraqitur nga grupi militant, Shteti Islamik.

Për këto përpjekje, ajo në vitin 2014 u nderua me Çmimin Nobel për Paqe.

“Megjithqë e ballafaquar me rrezik, Malala Yousufzai ka treguar përkushtim të palëkundur për të drejtat e femrave, vajzave dhe gjithë popullit”, tha Guterres.

XS
SM
MD
LG