Ndërlidhjet

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny pritet që të lirohet sot, pasi ka mbajtur 15 ditë burgim.

Navalny ishte dënuar më 27 mars, vetëm një ditë pasi u arrestua gjatë protestës kundër korrupsionit, që e kishte organizuar në Moskë.

Qeveria ruse thotë se protesta ishte e paligjshme, pasi autoritetet e qytetit nuk kishin dhënë leje për mbajtjen e saj.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në disa qytete në mbarë Rusinë më 26 mars, që konsiderohen si protestat më masive kundër qeverisë, që prej një serie të tubimeve më 2011-2012, të cilat Navalny kishte ndihmuar të organizohesin.

Vetëm në Moskë, mbi 1 mijë persona u arrestuan në protestën e 26 marsit.

XS
SM
MD
LG