Ndërlidhjet

Kremlini: Nuk planifikohet takim Putin-Tillerson


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Kremlini thotë se nuk është planifikuar që Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës që kësaj jave do të zhvillojë në Moskë kryediplomati amerikan.

“Ne nuk kemi njoftuar për asnjë takim dhe deri më tani nuk është planifikuar asnjë takim në mes të Tillersonit dhe presidentit”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Tillerson është zyrtari më i lartë i SHBA-së që udhëton në Rusi, që prej se Donald Trump u zgjodh president. Ai pritet që më 12 prill të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.

Vizita e Tillersonit vjen në kohën kur raportet SHBA-Rusi janë përkeqësuar që prej sulmit me raketa të SHBA-së ndaj një baze ajrore siriane, të cilin, SHBA e kreu në kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike mbi civilët sirianë.

Peskov ka thënë se aksionet e SHBA-së kanë treguar mungesën totale të vullnetit për të bashkëpunuar për Sirinë, dhe ka përsëritur thirrjet se largimi nga pushteti i presidentit sirian, Bashar al-Assad nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.

Rusia ka mbështetur Assadin, në luftën civile gjashtëvjeçare, që ka lënë të vdekur mbi 300 mijë persona.

XS
SM
MD
LG