Ndërlidhjet

Rohani paralajmëron kundër aksioneve të tjera të SHBA-së ndaj Assadit


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka paralajmëruar kundër aksioneve të mëtejme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara ndaj qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte “shumë e rrezikshme” për rajonin.

Këto komente Rohani i bëri më 10 prill në një konferecnë për media në Teheran.

Më 7 prill, SHBA sulmoi me 59 raketa të tipit tomahawk një bazë ajrore në Siri, në përgjigje të sulmit kimik ndaj civilëve në Siri.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, po atë ditë tha se SHBA është e “përgatitur të bëjë më shumë”, por tha se shpreson që nuk do të jetë e nevojshme për një gjë të tillë.

Rohani, vendi i të cilit mbështetë Assadin, ka ripërsëritur dënimin e sulmeve të SHBA-së dhe thirrjet për hetim ndërkombëtar për incidentin vdekjeprurës në qytetin sirian, Khan Sheikhoun.

Rusia dhe qeveria e Assadit kanë thënë se forcat qeveritare kanë goditur një ndërtesë në zonën e kontrolluar nga rebelët. Sipas tyre, në atë ndërtesë kishte pasur armë kimike.

XS
SM
MD
LG