Ndërlidhjet

Budapest: Mijëra vetë demonstruan në mbështetje të Sorosit


Pamje nga protesta në Budapest ku shihet edhe mbishkrimi "Mos e mbyllni CEU-n, Orban në burg"

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar dje rrugëve të kryeqytetit Budapest në Hungari, për të protestuar kundër legjislacionit të ri, i cili mund ta detyroj një unviersitet të financuar nga miliarderi amerikan, George Soros, që të largohet nga Hungaria.

Demonstruesit kanë kërkuar nga presidenti i Hungarisë, Janos Ader, që të mos e nënshkruaj një legjislacion lidhur me këtë çështje dhe ta dërgoj atë në Gjykatën Kushtetuese.

Më 4 prill, parlamenti i Hungarisë e ka miratuar këtë ligj, i cili kërkon që universitetet e jashtme në Hungari ta kenë kompleksin e tyre dhe në vendet e tyre të origjinës të kenë kurse të ngjashme.

Shumë persona në Hungari mendojnë se ky legjislacion e ka në shënjestër Universitetin e Evropës Qendrore (CEU) në Budapest, të cilin qeveria nacionaliste e kryeministrit, Viktor Orban, e sheh si qendër të fuqishme të opozitës liberale.

Sipas legjislacionit, CEU do të mund të detyrohej të mos pranonte studentë në vitin 2018 dhe përfundimisht të mbyllej në vitin 2021.

XS
SM
MD
LG