Ndërlidhjet

Shqipëri: Protesta e opozitës – kërcënim për zgjedhjet lokale


Ilustrim

Partitë opozitare në Shqipëri kanë njoftuar sot se do të mbajnë një protestë kombëtare më 7 maj, në qytetin e Kavajës, ku mbahen zgjedhje lokale.

Njoftimi i sotëm i opozitës sugjeron se planifikohet shkatërrim i votimeve.

Partia Demokratike opozitare tha se nuk do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kështu që kjo do të thotë se i bojkoton zgjedhjet në Kavajë dhe ato parlamentare më 18 qershor, derisa koalicioni aktual qeverisës të pajtohet për krjimin e një qeverie teknike, që do ta çonte Shqipërinë në zgjedhje.

Në Kavajë mbahen zgjedhje të reja, pasi mandati i ish-kryetarit të qytetit ishte anuluar për shkak të së kaluarës së tij kriminale, raporton AP nga Tirana.

Prej mesit të muajit shkurt, anëtarët e opozitës e kanë bllokuar bulevardin kryesor të Tiranës.

Opozita, po ashtu, po e bojkoton edhe Kuvendin e Shqipërisë, duke e pamundësuar fillimin e reformave në drejtësi, që do t’i mundësonte Shqipërisë lansimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG