Ndërlidhjet

Maqedoni: Qindra vetë protestuan kundër helmimit të qenve endacakë


Pamje nga protesta e djeshme kundër helmimit të qenve endacakë

Qindra vetë kanë marrë pjesë dje në Shkup në protestën kundër helmimit aktual të qenve endacakë në disa qytete në Maqedoni.

Pamjet e dhjetëra qenve të helmuar vetëm në Shkup, gjatë muajit të kaluar, i kanë alarmuar aktivistët për mbrojtjen e shtazëve, raporton agjencia, Associated Press.

Radmilla Peshteva, nga grupi për mbrojtjen e shtazëve, Anima Mundi, ka tërhequr vërejtjen se furnizimi me helm është legal në treg dhe ka kërkuar nga autoritetet që ta rregullojnë shitjen e tij. Ajo, po ashtu, kërkon ndëshkimin e atyre që i helmojnë qentë.

Helmimi i qenve endacakë ka filluar para një muaji, meqë një çun 4 vjeçar, pat vdekur në spital, disa ditë pasi ishte sulmuar nga qentë afër qytetit të Kërçovës.

Pas vdekjes së tij, në mediat sociale ka pasur thirrje të shumta për zhdukjen e qenve endacakë.

XS
SM
MD
LG