Ndërlidhjet

Zyrtari i Këshillit të Evropës i shqetësuar për drejtësinë në Kosovë


Nils Muiznieks

Komisionari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks, ka shprehur sot shqetësim se 18 vjet pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, mijëra njerëzve ende u mohohet drejtësia.

Zoti Muiznieks, i cili në muajin shkurt e kishte vizituar Kosovën, në memorandumin e publikuar sot në Internet, tha se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare dhe me një minoritet serb, duhet “ta ndryshoj kursin dhe ta ndërtoj një shoqëri të drejtë dhe kohezive” duke i ndjekur penalisht krimet e kohës së luftës, me promovimin e tolerancës ndëretnike, duke u kujdesur për personat e zhvendosur dhe për qartësimin e 13 vrasjeve dhe zhdukjeve të gazetarëve në vitet e pasluftës.

“Kushtet kryesore për arrritjen e kësaj, janë që të ndiqen penalisht dhe të dënohen efektivisht të gjithë personat e involvuar në krimet e kohës së luftës, qartësimit të fatit të të gjithë personave të zhdukur, viktimave të luftës tu jepet kompensimi adekuat dhe të lehtësohet kthimi vullnetar i personave të zhvendosur”, tha Muiznieks.

XS
SM
MD
LG