Ndërlidhjet

Spanja ndalon një “haker rus” me kërkesë të SHBA-së


Ilustrim

Autoritetet spanjolle thanë se kanë ndaluar një haker të dyshuar rus, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Pyotr Levashov u ndalua më 7 prill në Barcelonë, tha një zëdhënëse e Gjykatës Kombëtare të Spanjës për agjencinë Associated press.

Televizioni rus RT citoi gruan e Levashovit, Maria, të ketë dhënë disa detaje për rastin.

“Arrestimi është bërë në lidhje me një virus që duket se është krijuar nga burri im dhe lidhet me fitoren e (presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald) Trump”, tha ajo.

Policia spanjolle nuk e konfirmoi lidhjen me zgjedhjet në SHBA, ndërsa ambasada amerikane nuk pranoi të komentojë për AP-në.

Por, agjencia e lajmeve AFP, duke u thirrur në burime të paidentifikuara, tha se Levashov “dyshohet se ka marrë pjesë në piraterimin e fushatës zgjedhore në SHBA”.

Në janar, komuniteti i ineligjencës në SHBA konstatoi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ndërhyrjen në sistemin zgjedhor në SHBA, vitin e kaluar, për t’i ndihmuar Donald Trumpit të zgjidhet president.

XS
SM
MD
LG