Ndërlidhjet

I zgjedhuri i Trumpit bën betimin si gjykatës i Gjykatës Supreme


Gjykatës Neil Gorsuch (majtas) dhe presidenti Donald Trump.
Gjykatës Neil Gorsuch (majtas) dhe presidenti Donald Trump.

Neil Gorsuch u betua si gjykatës i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, vetëm pak ditë pasi emërimi i tij nga presidenti Donald Trump u konfirmua në Senat.

Gorsuch, 49 vjeç, bëri betimin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Emërimi i gjykatësit Gorsuch në Gjykatën Supreme vjen pas një beteje njëvjeçare politike për të mbushur vendin bosh.

Ligjvënësit republikanë kanë refuzuar të marrin në konsideratë gjykatësin Merrick Garland, i emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, për të zëvendësuar gjykatësin Antonin Scalia, i cili ka vdekur në shkurt të vitit të kaluar.

Republikanët kanë insistuar se vendi duhet të plotësohet nga presidenti i zgjedhur në zgjedhjet e nëntorit, 2016.

Zgjedhja e Trumpit rikthen shumicën konservatore në gjykatë.

XS
SM
MD
LG