Ndërlidhjet

Ministrat e G7-tës synojnë izolimin e presidentit Assad


Pjesëmarrësit në takimin e G7-të në Itali

Ministrave të jashtëm të Grupit të shtatë vendeve udhëheqëse të industrializuara, sot u janë bashkuar aleatët në Lindjen e Mesme, në përpjekje për izolimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, vetëm disa orë para se sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, të udhëtoj në Moskë për takim me zyrtarët e lartë të Rusisë, që është mbështetësi kryesor i qeverisë së presidentit Assad.

Në mbledhjen e ministrave të G7-tës, në qytetin veriperëndimor italian, Luka, kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm të pesë vendeve të rajonit, që e kundërshtojnë sundimin e Assadit: Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Katari.

Ekziston një presion që Rusia t’i ndërprejë lidhjet me Assadin, për shkak të akuzave se kishte lansuar sulm kimik, javën e kaluar, në një qytet që është nën kontrollin e kryengritësve.

Britania dhe Kanadaja kanë thënë se sanksionet kundër Rusisë mund të ashpërsohen nëse Moska e vazhdon mbështetjen për qeverinë e Assadit.

XS
SM
MD
LG