Ndërlidhjet

Tahiri: Dialogu me Beogradin vazhdon pasi që Kuvendi të heqë pezullimin


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se dialogu me Beogradin mund të vazhdojë pasi që të lirohet dhe kthehet në Kosovë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe pasi që Kuvendi ta shfuqizojë Rezolutën për pezullimin e bisedimeve.

Këto komente, Tahiri i ka bërë pas raportimit në Komisionin për Stabilizim-Asociim.

“Në momentin kur hiqet pezullimi (nga Kuvendi i Kosovës), dhe kjo do të ndodhë në momentin kur do të lirohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, atëherë Kosova duhet të vazhdojë t’i përmbushë obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe në kuadër të saj edhe të dialogut të Brukselit”, ka deklaruar Tahiri.

“Besoj që Haradinaj do të lirohet, sepse ai po mbahet padrejtësisht në Francë dhe pastaj është Kuvendi i Kosovës që duhet të marrë vendimin e ri, për heqjen e pezullimit”, ka theksuar Tahiri.

Kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun me Beogradin ka thënë se do ta respektojë plotësisht Rezolutën e Kuvendit për pezullimin e dialogut me Beogradin, përderisa të mos lirohet Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Haradinaj aktualisht po qëndron në Francë, nën masën e lirimit me kusht. Ai po i nënshtrohet një procesi gjyqësor në Colmar të Francës, ku po shqyrtohet kërkesa e Beogradit për ekstradimin e tij në Serbi.

Prokuroria Speciale e Serbisë pretendon se Haradinaj ka kryer krime lufte, ndërkohë që Haradinaj dhe institucionet në Prishtinë kanë vlerësuar se ky është një proces i motivuar politikisht nga Beogradi.

XS
SM
MD
LG