Ndërlidhjet

Shpërthimet godasin autobusin e Borussia Dortmund-it


Pamje nga incidenti

Tre shpërthime goditën autobusin që po transportonte ekipin e futbollit Borussia Dortmund në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Sipas disa njoftimeve, lojtari Marc Bartra është plagosur dhe është dërguar në spital.

Ekipi shkroi në Twitter se lojtarët tjerë janë mirë dhe se nuk ka rrezik në apo përreth stadiumit Signal Iduna Park në Dortmund.

Indikacionet e para tregojnë se ky ishte një "sulm me eksplozivë të rëndë", tha policia në Dortmund.

Agjencia AFP tha se dritaret e autobusit janë thyer nga shpërthimet.

Ndeshja e planifikuar me Monakon është shtyrë për të mërkurën.

Borussia Dortmund është aktualisht në vendin e katërt në tabelën e Bundesligës gjermane.

XS
SM
MD
LG