Ndërlidhjet

Turqi: Eksplodimi në Dijarbakir ishte sulm terrorist


Pamje pas eksplodimit të djeshëm në Dijarbakir të Turqisë

Eksplodimi vdekjeprurës në kompleskin e policisë në qytetin juglindor Dijarbakir në Turqi, ishte sulm terrorist, ka thënë ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Në intervistën për transmetuesin Haberturk, Soylu tha sot se sulmi ishte kryer nëpërmjet një tuneli nën kompleks.

Nurmi i të vrarëve nga eksplodimi i djeshëm ka arritur në tre vetë, kanë thënë burime spitalore.

Ministri Soylu fillimisht pat thënë se nuk ka involvim të forcave të jashtme në këtë incident në qytetin e trazuar me popullatë shumicë kurde, duke indikuar se eksplodimi ishte shkaktuar nga punët riparuese në një garazh të policisë dhe se nuk ishte pasojë e sulmit.

Eksplodimi, që ka mundur të dëgjohet në disa lagje të qytetit, i ka shtuar shqetësimet e sigurisë vetëm disa ditë para referendumit, me të cilin pritet të shtohen autorizimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

XS
SM
MD
LG