Ndërlidhjet

Mogherini do të vizitojë Rusinë


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Rusi më 24 prill.

Njoftimi është bërë sot nga zyra e Mogherinit. Ajo pritet të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov “për të biseduar për çështjet më urgjente të politikës ndërkombëtare, veçanërisht për konfliktin në Siri”, thuhet në njoftimin për media.

Mogherini dhe Lavrov gjithashtu do të bisedojnë për situatën në Libi, procesin e paqes në lindjen e Mesme, Iranin, Afganistanin, Ukrainën dhe raportet BE-Rusi.

XS
SM
MD
LG