Ndërlidhjet

Të paktën 5 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Kabul


Kabul, 12 prill 2017

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul, ka njoftuar Ministria e Brendshme afgane.

Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndërtesave të tjera qeveritare, në kohën kur mijëra punëtorë ishin duke dalë nga zyret e tyre.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes është cituar të ketë thënë se në mesin e viktimave ka edhe civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë afgane.

Grupi militant Shteti Islamik, përmes agjencisë së lajmeve Amaq, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesi ka pasur për cak një post bllok policor.

Më 8 mars, militantët e IS-it vranë mbi 50 persona kur sulmuan një spital ushtarak në Kabul.

XS
SM
MD
LG