Ndërlidhjet

Militantët kurdë marrin përgjegjësinë për sulmin në Diyarbakir


Diyarbakir, 11 prill
Diyarbakir, 11 prill

Grupi militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë të 11 prillit, në një ndërtesë të policisë në qytetin Diyarbakir.

Përmes një deklarate të publikuar në internet, militantët e PPK-së kanë thënë se kishin vendosur mbi 2.5 tonë eksplosivë nën kompleksin policor.

Tre persona, përfshirë një zyrtar policor, u vranë në këtë sulm, i cili u krye vetëm disa ditë para referendumit të 16 prillit, përmes së cilit pritet t’i rritet pushteti presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

PPK vlerësohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu gjatë një interviste për rrjetin Haberturk, tha sot se shpërthimi në Diyarbakir ishte sulm terrorist dhe ishte kryer përmes një tuneli nën kompleksin policor.

XS
SM
MD
LG