Ndërlidhjet

Gjykata evropiane vendos sot për rastin e Besllanit


Fotografi të viktimave të rrethimit në Besllan.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të konstatojë sot nëse Qeveria ruse është dashur ose jo të bëjë më shumë për të parandaluar rrethimin e shkollës në Besllan, më 2004, në të cilin janë vrarë mbi 300 njerëz.

Shkolla në qytetin Besllan është sulmuar nga separatistët çeçenë, të cilët kanë marrë mbi 1,000 njerëz peng, shumica prej tyre fëmijë.

Rrethimi ka përfunduar në ditën e tretë, kur forcat ruse të sigurisë kanë hyrë në ndërtesë.

Hetimi rus i ngjarjes ka ngecur disa vite më parë.

Asnjë zyrtar rus nuk është mbajtur përgjegjës për numrin e lartë të viktimave, që kanë përfshirë edhe 186 nxënës.

Për më shumë se një dekadë, të mbijetuarit dhe të afërmit janë pyetur nëse rrethimi ka mundur të parandalohet dhe përse kaq shumë njerëz është dashur të vdesin në operacionin e shpëtimit.

XS
SM
MD
LG