Ndërlidhjet

Nje delegacion i Kongresit amerikan viziton aleatët e NATO-s në Evropë


Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan.
Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan.

Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, ligjvënës republikan, do të kryesojë një delegacion të anëtarëve të Kongresit që do të vizitojë Evropën javën e ardhshme, për të takuar liderët e aleatëve të NATO-s.

Ligjvënësit amerikanë do të takojnë zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë në Britani, Norvegji, Poloni dhe Estoni, "për të rishikuar dhe diskutuar kërcënimet e sigurisë në Evropë dhe mundësitë për bashkëpunim më të madh ekonomik", tha zyra e Ryanit.

Ryan, personi më i fuqishëm në Dhomën e Ulët dhe aleat i presidentit Donald Trump, do të shoqërohet nga kryetari i Komitetit për Shërbime të Armatosura, Mac Thornberry, katër republikanë të tjerë dhe dy demokratë.

Në kuadër të udhëtimit, Ryan do të mbajë fjalim në Institutin britanik "Policy Exchange", më 19 prill.

XS
SM
MD
LG