Ndërlidhjet

Rusia “ka dështuar” të mbrojë viktimat e Besllanit


Fotografi të viktimave të rrethimit në Besllan.
Fotografi të viktimave të rrethimit në Besllan.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut konstatoi se Rusia ka dështuar të parandalojë rrethimin e shkollës në Besllan, më 2004, në të cilin janë vrarë mbi 300 njerëz.

Operacioni për t’i dhënë fund rrethimit, me përdorimin e armëve të rënda, dhe hetimet që kanë pasuar u kritikuan po ashtu.

Në rrethim, rebelët çeçenë kanë marrë peng mbi 1,000 veta, shumica e tyre fëmijë.

Rrethimi ka përfunduar në ditën e tretë, kur forcat ruse të sigurisë kanë hyrë në ndërtesë.

Disa nga të mbijetuarit, të afërmit e viktimave dhe rusë të tjerë fajësojnë autoritetet për shumicën e vdekjeve, por asnjë zyrtar rus nuk është mbajtur përgjegjës për numrin e lartë të viktimave, që kanë përfshirë edhe 186 nxënës.

Mbi 400 njerëz kanë paraqitur rastin në Gjykatën e Strasburgut pasi hetimi rus ka ngecur vite më parë.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut tha se Rusia duhet t’iu paguajë gati 3 milionë euro dëmshpërblim të afërmve të viktimave.

XS
SM
MD
LG