Ndërlidhjet

Tillerson e Putin nuk biseduan për takimin Trump-Putin


Putin dhe Tillerson - foto arkivi

Kremlini tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë takimit në Moskë, nuk kanë diskutuar për perspektivat e një takimi midis Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente për gazetarët.

Ai tha se takimi i Putinit me Tillersonin, një ditë më parë, ka qenë "mjaft konstruktiv".

Putin shpalosi "një analizë jashtëzakonisht të rëndësishme" të marrëdhënieve SHBA-Rusi, për të cilën shpreson se do t'i transmetohet Trumpit, tha Peskov.

I pyetur nëse Putin dhe Tillerson kanë diskutuar mundësinë e takimit Putin-Trump, Peskov tha: "Jo".

XS
SM
MD
LG