Ndërlidhjet

Pentagoni: Sulmi ajror i ka vrarë gabimisht 18 pjesëtarë të forcave aleate


Ilustrim

Një sulm ajror i kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, gabimisht i ka vrarë 18 luftëtarë aleatë në pjesën veriore të Sirisë, thaPentagoni.

Në njoftimin e sotëm, Pentagoni tha se aeroplanit i ishin dhënë koordinata të gabuara nga “forcat partnere” për sulm, që synonte t’i qëllonte militantët e IS-it në qytetin Tabka.

Sulmi i pardjeshëm e kishte goditur një pozicion të avancuar të Forcave Demokratike Siriane Kurde (SDF), duke i vrarë 18 luftëtarë.

Pentagoni ka shprehur “ngushillimet më të thella” të koalicionit për SDF-në dhe familjet e të vrarëve.

Trupat e SDF-së të mbështetura nga ajri dhe toka nga koalicioni që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, e kanë rrethuar qytetin Tabka, që është afër lumit Eufrat, pranë pendës dhe një aeroporti ushtarak.

XS
SM
MD
LG