Ndërlidhjet

BE: Thirrje opozitës në Shqipëri për përfundim të bojkotit parlamentar


Federica Mogherini dhe Johannes Hahn

Bashkimi Evropian mbrëmë i ka bërë thirrje opzitës në Shqipëri, që ta përfundoj bojkotin parlamentar dhe të marrë pjesë në fillimin e reformave në sistemin e drejtësisë, të cilat konsiderohen përpjekja kryesore e Tiranës për integrim në BE.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe komisionari për negociata për zgjerim, Johannes Hahn, e kanë shpallur një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se fillimi i reformës së drejtësisë është “hap madhor për këtë vend për anëtarësim në BE”, raporton agjencia AP.

Mëtutje ata thanë se debati politik do të duhej të bëhej “brenda në parlament, sipas praktikaave demokratike”.

Lideri i Partisë Demokratike opozitare në Shqipëri, Lulzim Basha, dje i ka akuzuar “diplomatët e lartë në Tiranë” duke mos i emëruar, për mbështetje të kryeministrit, Edi Rama, për ta vendosur sistemin e drejtësisë nën kontroll të Partisë Socialiste të tij.

XS
SM
MD
LG