Ndërlidhjet

SHBA dhe Franca i hedhin poshtë pretendimet e Assadit


Bashar al-Assad gjatë intervistës për AFP-në

Departamenti amerikan i shtetit i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, se akuzat për sulm me armatim kimik nga forcat e tij, ishin “100% fabrikim” dhe e ka kritikuar Sirinë dhe aleatin e saj Rusinë, për përpjekje për “ta varrosut të vërtetën”.

Në një intervitë për agjencië franeze të lajmeve, AFP, të publikuar dje, Assad tha se qeveria e tij i ka dorëzuar të gjitha armatimet kimike.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, ka vlerësuar se pretendimet e Assadit janë “të stilit të Assadit”.

Kjo është një përpjekje nga ai për të ngritur flamuj të rrejshëm, për të krijuar konfuzion. Sinqerisht, është taktikë që ne e kemi parë edhe nga pala e Rusisë, po ashtu”, tha Toner.

Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, tha se komentet e Assadit janë krejtësisht të rrejshme.

“Janë 100% të rrejshme dhe propagandë”, tha sot Ayrault gjatë vizitës në Kinë dhe ka shtuar se “është 100% mizori dhe cinizëm”, duke e pasqyruar terminologjinë, që është përdorë nga vetë Assadi.

XS
SM
MD
LG