Ndërlidhjet

Rusia, Irani dhe Siria i tërheqin vërejtjen Uashingtonit


Zarif (majtas), Lavorv (në mes) dhe Moallem, gjatë takimit të tyre të sotëm në Moskë
Zarif (majtas), Lavorv (në mes) dhe Moallem, gjatë takimit të tyre të sotëm në Moskë

Rusia, Siria dhe Irani, sot i kanë tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër lansimit të sulmeve të reja në Siri dhe kanë kërkuar hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin kimik në këtë vend, më herët këtë muaj.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, i cili ishte mikpritës i kolegëve nga Irani dhe Siria, në një takim trepalësh në Moskë, vlerësoi se sulmi ajror amerikan i javës së kaluar kundër një baze ushtarake siriane, ishte “shkelje flagrante” e së drejtës ndërkombëtare dhe ka tërhequr vërejtjen se ndonjë aksion i tillë i mëtejshëm do të ketë “pasoja të rënda jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për atë globale”.

Ministri i jashtëm sirian, Walid Moallem, tha se takimi ka dërguar “mesazh të fuqishëm” për Uashingtonin, ndërsa iraniani, Mohammad Javad Zarif, ka theksuar se pjesëmarrësit kanë tërhequr vërejtjen se çfarëdo aksioni i njëanshëm nga Shtetet e Bashkuara është i papranueshëm.

Uashingtoni e ka fajësuar qeverinë e Sirisë për lansimin e sulmit kimik vdekjeprurës në Kan Sheikoun, më 4 prill, nga i cili janë vrarë më se 80 vetë, dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur me sulm raketor ndaj një baze ajrore siriane.

Moska dhe Damsaku thonë se viktimat ishin vrarë nga gazi helmues, që ishte liruar nga një depo e kryengritësve dhe kanë tër hequr vërejtjen kundër fajësimit të Sirisë pa u kryer një hetim ndërkombëtar.

Rusia ishte mbështetësi më i rëndësishëm i presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe është involvuar në operacione ushtarake në favor të qeverisë së Assadit, prej shtatorit të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG