Ndërlidhjet

Delawie kërkon miratimin e ligjeve për të luftuar korrupsionin


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se Kosova mund të bëjë dy gjëra për të luftuar korrupsionin: ta miratojë Ligjin e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe të miratojë Ligjin e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët.

"Me ndryshimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Kosova mund të sigurojë që të gjithë të burgosurit të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh lidhjet e tyre politike apo statusin e 'celebritëve'", tha Delawie nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

"Kur kam ardhur fillimisht (në Kosovë) jam befasuar kur kam mësuar se disa të burgosur të dënuar janë lejuar të bredhin lirshëm me arsyetime të rreme mjekësore. Këta kriminelë - me lidhje të mira politike - kanë pretenduar se janë të sëmurë, i kanë bërë presion Ministrisë së Drejtësisë për t’i lëshuar jashtë burgut për trajtim mjekësor dhe pastaj kanë kaluar muaj të tërë duke udhëtuar nëpër rajon. Ata, madje, kanë dhënë edhe intervista televizive". tha Delawie.

Sipas ambasadorit amerikan, kjo "nuk është mënyra për t’i treguar popullit të Kosovës se të gjithë janë të barabartë para ligjit".

Delawie po ashtu tha se udhëheqësit e Kosovës "mund të shfaqin përkushtimin ndaj luftës kundër korrupsionit edhe duke miratuar Ligjin e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët".

XS
SM
MD
LG