Ndërlidhjet

Khodorkovsky bën thirrje për mbështetjen e Navalnyt në zgjedhjet presidenciale


 Aleksei Navalny
Aleksei Navalny

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati rus i naftës, që ishte burgosur nga Kremlini, ka bërë thirrje që të mbështetet kandidatura për president, e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalny, në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Këto deklarata, Khodorkovsky i bëri sot gjatë mbledhjes së organizatës së tij “Rusia e Hapur”. Këto janë manovrat e fundit politike, përpara zgjedhjeve të vitit 2018, në të cilat, presidenti aktual rus, Vladimir Putin, pritet të kërkojë mandatin e dytë.

Opozita ndaj Putinit është e ndarë në shumë grupe, parti dhe individë, shumë prej të cilëve, kanë kundërshtuar njëri-tjetrin për vite të tëra.

Që prej se u fal nga Putini më 2013, Khodorkovsky ka përdorur lëvizjen e tij “Rusia e Hapur”, për të tentuar që të ndërtojë një lëvizje më të qëndrueshme opozitare.

Popullariteti i Navalny është rritur, duke rritur shpresën se grupet opozitare do të bashkohen rreth tij.

“Zëvendësimi i Putinit me një Putin tjetër, nuk do të funksionojë për ne. Prandaj, unë propozoj që ta mbështesim Navalnyn në ztjedhjet presidenciale”, ka shkruar Khodorkovsky në rrjetin social Twitter.

XS
SM
MD
LG