Ndërlidhjet

30 të vdekur nga vërshimet në veriperëndim të Iranit


Iran, foto nga arkivi
Iran, foto nga arkivi

Nga vërshimet në një provincë në veriperëndim të Iranit, kanë vdekur të paktën 30 persona, ka raportuar sot televizioni shtetëror.

Zyra për Menaxhimin e Krizave ka thënë se 16 trupa të pajetë janë gjetur në qytetin Ajabshir, ndërkaq 14 të tjerë në qytetin Azarshahr.

Drejtori për Menaxhimin e Krizave, Khalil Saei ka thënë se punëtorët e Gjysmëhënës së Kuqe, ajroambulancat, policia dhe ushtria, janë duke ju ofruar ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet, të cilat u shkaktuan pas reshjeve të shiut.

XS
SM
MD
LG