Ndërlidhjet

Gabriel: Jo bojkotit, opozita të hyjë në zgjedhje


Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel

Zëri i Amerikës

Në Tiranë, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel foli sot me tone kritike lidhur me situatën politike të krijuar në Shqipëri si pasojë e protestës së opozitës, bojkotit nga ana e saj të parlamentit dhe mosrregjistrimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Shefi i diplomacisë gjermane i mëshoi rëndësisë së zbatimit të Reformës në Drejtësi, e cila u miratua në unanimitet nga parlamenti, korrikun e shkuar, dhe pasojat që ka sjellë bojkoti i opozitës.

Tani për fat të keq, me shqetësim të madh dhe pa e kuptuar mjaft mirë shikojmë e konstatojmë se Reforma e Drejtësisë është duke u penguar. Askush në Europë nuk e kupton si duhet, faktin që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin. Në vendin tim dhe në Europë kjo është diçka absurde, që deputetët e zgjedhur, refuzojnë të bëjnë punën e tyre në parlament".

Dhe në vend të kësaj, ata mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë përkundrejt parlamentit, anëtarë të së cilit ata vetë janë. Kjo është një rrethanë që nuk mundemi dhe nuk duhet ta pranojnë”, u shpreh ministri gjerman duke shtuar se “ajo cka është e paimgjanueshme, është që një pakicë nuk përpiqet të ndryshojë gjendjen përmes zgjedhjeve por përmes bojkotit të parlamentit. Kësisoj lind dhe përshtypja se ka një farë frike lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe që në të ardhmen nuk do të mundin të ndjekin interesat e tyre, sic mund të ketë qenë rasti në të shkuarën”.

Ministri Gabriel theksoi se vonesa në zbatimin e Reformës në Drejtësi, do të jetë me pasoja për ecurinë Shqipërisë në rrugën e Integrimit europian.

“Ka paragjykime përkundrejt Shqipërisë. Dhe ajo çka pakica po bën, konfirmon në një farë mënyrë paragjykimet e shumë njerëzve përkundrejt Shqipërisë. Kush bojkoton parlamentit për të penguar Reformën në Drejtësi, i bën dëm vendin dhe reputacionit të Shqipërisë”.

Duke folur për çështjen e zgjedhjeve, ministri Gabriel theksoi se “rasti më normal do të ishte që nëse deputetët, që nuk janë të kënaqur me atë çka realizon qeveria, ta anatemojnë këtë gjatë fushatës elektorale. Ndaj për ne është mjaft e rëndësishme që mbi bazën e Kushtetës dhe ligjeve të vlefshme, të zbatohet Reforma dhe së dyti apelojmë si qeverinë dhe parlamentin të punojnë mbi bazën e kushtetutës dhe ligjeve për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira e të ndershme".

"Do e përcjellim këtë mesazh dhe opozitës, që e tërë qeveria federale është e bindjes se bojkoti nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin. Askush nuk e kupton se pak para zjedhjeve kërkohet dorëheqja e një qeverie dhe vendosja një qeveri teknike, që në një farë mënyre do të thotë shpërbërja e qeverisë aktuale. Sigurisht pozita nuk e dëshiron këtë qeveri në pushtet dhe është nromale, por në këtë pikë është e pakuptueshme”.

* Ky tekst fillimisht u botua në VOA shqip

XS
SM
MD
LG