Ndërlidhjet

SHBA dhe Japonia - bashkë kundër Koresë së Veriut


Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, në Tokio.
Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, në Tokio.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e siguroi Japoninë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me aleatët aziatikë për të çarmatosur Korenë e Veriut nga arsenali bërthamor.

"E vlerësojmë kohën sfiduese në të cilën jeton populli japonez - me rritjen e provokimeve matanë Detit të Japonisë", i tha Pence kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, gjatë qëndrimit në Tokio.

"Ne jemi me ju 100%", tha Pence.

Abe, në anën tjetër, tha se është e rëndësishme "të bëhen përpjekje diplomatike" dhe të merren "vendime paqësore" për çështjen.

"Në situatën aktuale në rajon, problemi i Koresë së Veriut është bërë edhe më i rëndë. Mendoj se vizita juaj në Japoni është jashtëzakonisht në kohë të duhur", i tha Abe nënpresidentit Pence.

Phenjani ka shpeshtuar testet bërthamore dhe raketore në vitet e fundit, pavarësisht dënimeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe sanksioneve të OKB-së.

Më 17 prill, Pence ka thënë se "epoka e durimit strategjik" ndaj Koresë së Veriut "ka marrë fund".

Lexoni edhe këtë:

SHBA-Kore e Veriut: Në prag të luftës?!

XS
SM
MD
LG