Ndërlidhjet

SHBA: Ish-ylli i futbollit amerikan ka bërë vetëvrasje në burg


Aaron Hernandez gjatë procesit gjyqësor në mars të vitit 2015 në Masuçusets
Aaron Hernandez gjatë procesit gjyqësor në mars të vitit 2015 në Masuçusets

Ish-ylli i futbollit amerikan, Aaron Hernandez, i cili ishte në vuajtje të dënimit të përjetsëm me burg për vrasje, ka vdekur pasi e ka varur veten në qelinë e burgut në Masaçutes, kanë thënë zyrtarët.

Një zëdhënës i burgjeve tha se rojtarët sot herët në mëngjes e kishin gjetur Hernandezin në qelinë e tij dhe se ai ishte shpallur i vdekur në spital.

Zëdhënësi, Christopher Fallon, tha se Hernandez e kishte varur veten duke e shfrytëzuar mbulesën e shtratit të cilën e kishte përforcuar në dritaren e qelisë.

Aaron Hernandez, 27 vjeçar, ishte yll në rritje në Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL), kur ishte arrestuar në vitin 2013, pas vrasjes së motrës të së fejuarës së tij.

Ai ishte dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG