Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka emëruar Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Me këtë rast, siç njofton kryeministria, Mustafa ka pritur në takim ministrin Todosijeviq dhe shefin e grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Mustafa po ashtu ka emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mirjana Jevtiqin.