Ndërlidhjet

Mattis: S’ka dyshim se Siria nuk i ka dorëzuar të gjitha armët kimike


Shefi i Pentagonit, Jim Mattis ka thënë se nuk ka “asnjë dyshim” se Siria ka mbajtur disa armë kimike dhe e ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad që të mos i përdorë ato.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij izraelit, Avigdor Liberman, Mattis nuk dëshiroi që të jap shifra të sakta për numrin e armëve kimike që SHBA beson që posedon Siria.

“Kryesorja këtu është se nuk ka asnjë dyshim në mendjen e komunitetit ndërkombëtar se Siria ka mbajtur armë kimike, që është shkelje e marrëveshjes së ka nënshkruar për dorëzimin e tyre”, ka thënë Mattis.

“Është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duhet që ato të largohen në mënyrë diplomatike dhe ne i këshillojmë që të mos përdorin më armë kimike. Këtë e kemi bërë të qartë me sulmin tonë”, u shpreh shefi i Pentagonit.

SHBA kreu sulme ajrore ndaj një baze ajrore siriane, pas sulmit të dyshuar kimik mbi një fshat të kontrolluar nga rebelët, ku u vranë mbi 80 persona.

SHBA dhe vendet e tjera kanë akuzuar qeverinë e Assadit se ka kryer sulmin kimik, por Siria dhe aleati kryesor, Rusia, i kanë hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se ato janë të fabrikuara .

Sipas marrëveshjes së vitit 2013, Siria është dashur që të dorëzojë të gjitha armët kimike. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Rusisë, pas kërcënimit të SHBA-së se do të përdor aksione ushtarake.

XS
SM
MD
LG