Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Shën Petersburg


Shën Petersburg, 3 prill 2017
Shën Petersburg, 3 prill 2017

Autoritetet ruse kanë thënë një grua, e cila ishte plagosur në shpërthimin e 3 prillit në metronë e Shën Petersburgut, ka vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në 16.

Zëvendësguvernatorja e Shën Petersburgut, Anna Mityanina e ka dhënë këtë lajm sot në Twitter. Megjithatë, ajo nuk ka treguar identitetin e viktimës.

Mityanina ka thënë se edhe 24 persona, që u plagosën në shpërthim, janë ende në spital.

Autoritetet ruse kanë arrestuar 10 persona me origjinë nga Azia Qendrore, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në shpërthimin në metro. Dje, shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Aleksandr Bortnikov ka thënë se zyrtarët “praktikisht” e dinë se kush e ka urdhëruar sulmin.

Të arrestuarit kanë mohuar se kanë qenë të përfshirë në organizimin e shpërthimit, ndërkaq, asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG