Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) thotë se një sulmues ka vrarë dy persona në selinë e tyre rajonale në qytetin Khabarovsk, në Lindjen e Largët.
FSB ka thënë se sulmuesi ka hyrë në ndërtesë dhe ka hapur zjarr ndaj njerëzve, në zonën e pritjes përapa se të nisej drejt kontrollit të sigurisë, raportojnë agjencitë e lajmeve në Rusi.
Thuhet se sulmuesi ka qëlluar për vdekje një oficer të FSB-së dhe një vizitorë dhe gjithashtu ka lënduar disa vizitorë të tjerë, përpara se të vritej nga personeli i FSB-së.
FSB është agjencia kryesore e sigurisë dhe inteligjencës në Rusi.