Ndërlidhjet

Identifikohet sulmuesi në Paris


Policë francezë
Policë francezë

Sulmuesi që u vra pasi qëlloi për vdekje policin në Champs Elysees u identifikua nga prokurori i Parisit si Karim Cheurfi, një kriminel i dënuar.

Ai përdori armën automatike për të vrarë një polic me dy plumba në kokë, iu tha François Molins gazetarëve në Paris.

Një letër që mbronte grupin militant Shteti Islamik u gjet pranë trupit të tij.

Cheurfi kishte katër dënime, tha prokurori.

Kandidatët në zgjedhje akuzohen për shpërdorim të sulmit

Sulmi mbi policinë në Paris ndodhi vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Kandidatët për zgjedhjet presidenciale të së dielës janë akuzuar për shfrytëzim politik të sulmit, shkruan BBC.

E premtja ishte dita e fundit e fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen u zotua që të dëbojë islamistët radikalë, ndërkohë që kandidati i qendrës së djathtë, Francois Fillon foli për luftimin e “totalitarizmit islamik”.

Kryeministri Bernard Cazeneuve akuzoi zotin Fillon dhe zonjën Le Pen se në mënyrë cinike po e shfrytëzojnë sulmin.

Udhëheqësja e të djathtës ekstreme Marine Le Pen mori një mbështetje në sondazhin e parë të opinionit publk të publikuar menjëherë pas sulmit terrorist në Paris.

Por sipas anketës së zhvilluar nga Odox për Le Point, kandidati i qendrës së djathtë Emmanuel Macron në raundin e parë ka marrë përkrahjen prej 24.5 për qind që është 0.5 për qind më pak se në sondazhin e kaluar.

Marine Le Pen doli e dyta me 23 për qind, duke shtuar votat për gati 1 për qind më shumë.

Sulmuesi i njohur për policinë

Sulmuesi kishte folur për dëshirën që të vras zyrtarë të policisë, por nuk kishte lidhje të hapura me radikalizmin islamik, tha zoti Molins.

Cheurfiu arrestua dhe shtëpia e tij u bastis në shkurt pas një hetimi që nisi pas njoftimeve se ai po fliste për vrasjen e policëve dhe marrjen e armëve, tha zoti Molins.

Thika gjuetie, maska dhe kamera u gjetën por kjo nuk u cilësua dëshmi e mjaftueshme për qëllimet e tij vrasëse.

I lindur në vitin 1977 në Livry-Gargan, një paralagje e pjesës verilindore te Parisit, Cheurfi u arrestua katër herë për përpjekje pëer vrasje, dhunë dhe hajni.

Policia po e vlerëson nëse sulmuesi në Paris kishte bashkëpunëtorë

Hetuesit po provojnë që të vlerësojnë nëse personi që vrau një polic në Paris, të enjten, kishte bashkëpunëtorë, tha një prokuror francez, të premten, duke shtuar se sulmuesi asnjëherë nuk kishte treguar shenja të radikalizmit përkundër një historie të gjatë policore.

“Ai nuk kishte në listën e mbikëyqrjes së sigurisë dhe nuk ka treguar shenja të radikalizimit përkundër shumë viteve të kjaluara në burg”, tha Francois Molins në një konferencë me gazetarë.

Por ai tha se një letër e shkruar e gjetur pranë trupit të tij mbante porosi simpatie ndaj grupit militant Shteti Islamik, njofton Reuters.

Zyrtarë të sigurisë ende po provojnë të përcaktojnë nëse personi, që udhëtoi nga Algjeria në muajin janar dhe shkurt, pavarësisht faktit se duhej të lajmërohej rregullisht në polici, vepronte I vetëm.

XS
SM
MD
LG