Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në sulmin Taliban mbi bazën ushtarake në Afganistan


Pjesëtarë të sigurisë në Afganstan
Pjesëtarë të sigurisë në Afganstan

Nga një sulm i kryer nga militantët Talibanë mbi një bazë ushtarake afgane në Provincën Balkh të Afganistanit verior u vranë një numër njerëzish, thanë një zëdhënës ushtarak i SHBA-së dhe zyrtarët afganë, të premten.

"Po flasim për ndoshta më shumë se 50 viktima”, tha koloneli John Thomas, një zëdhënës i Komandës Qendrore ushtarake të SHBA-së.

Ai tha se nuk është në dijeni nëse sulmi ka pasur ndonjë ndikim mbi forcat ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Sulmi kishte për objektiv një xhami dhe objektin Brenda bazës ushtarake afgane në Mazar- e Sharif, kryeqytet i Provincës Balkh.

Thomas tha se sulmi po “vazhdonte” megjithëse Vetnaam Shinwari, sekretar i komandantit të trupave ushtarake afgane, tha se sulmi kishte përfunduar..

Shinwari tha se numri I të vdekurve ka arritur në 50 ndërsa 73 të tjerë janë plagosur, dhe shtoi se numri përfundimtar I viktimave mund të rritet.

Sulmi u krye pasi ushtarët po dilnin nga Lutjet e së Premtes, tha zëdhënës0i ushtarak Nasratullah Jamshidi.

Sulmuesit, të veshur në uniforma ushtarake afgane, hynë në bazë me dy makina ushtarake pasi iu thanë rojave në hyrje se po bartnin ushtarë të plagosur dhe se duhej të hynin urgjentisht, tha Jamshidi.

Zabihullah Kakar, një anëtar i këshillit të provincës nga Balkh, tha se 66 ushtarë janë vrarë.

“Ishin 10 sulmues – dy hodhën vetën në ajër dhe tetë të tjerë u vranë nga forcat afgane të sigurisë”, tha Kakar. Zyrtarë të tjerë thanë se dy sulmues u kapën.

Zëdhënësi i Talibanëve, Zabihullah Mujahid mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se më shumë se 100 ushtarë janë vrarë

Balkh është në mesin e provincave relativisht të sigurta në Afganistan.

Ky është sulmi i dytë mbi një objekt sigurie në muajt e fundit. I pari, u krye nga militantët e Shtetit Islamik, u krye në një spital ushtarak në Kabul, duke vrarë 49 njerëz dhe plagosur 76 të tjerë në muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG